Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sezoni i Ligue 1 përfundoi me spektaklin e PSG-së

Paris Saint-Germaini realizoi fitore bindëse 5:0 kundër Metzit, për ta mbyllur Ligue 1 për edicionin 2021/22.

Kylian Mbappe, që konfirmoi para ndeshjes qëndrimin te Parisi, realizoi het-trik. Neymar e Di Maria ndihmuan me nga një gol.

PSG-ja e mbylli kampionatin me 86 pikë në vendin e parë.

Në vendin e dytë përfundoi Marseille, e në të tretin Monaco, e cila e humbi pozitën e nënkampiones në minutat e fundit kur Lensi barazoi rezultatin në 2:2. Së bashku me PSG-në, në Ligën e Kampionëve do të luajë edhe Marseille, ndërsa Monaco do të provojë të gjejë një vend përmes plejofit.

Rennesi siguroi biletën për në Ligën e Evropës në pozitën e katërt, ndërsa Nice do të kërkojë vend në Ligën e Konferencës përmes kualifikimeve.

Në Ligue 2 sezonin tjetër do të luajë Bordoeauxi e Metzi, ndërsa St. Etienne i vendit të 18-të do të luajë finalen e barazhit kundër Auxerres për një biletë në kampionatin elitar francez sezonin e ardhshëm.