Sevilla e ka emëruar Pablo Machinin trajner të ri të skuadrës së parë.
Machin e udhëhoqi skuadrën e promovuar në La Liga një vit më parë drejt vendit të dhjetë në ligën elitare spanjolle dhe tani pas këtij suksesi është emëruar në stolin e një skuadre shumë më të madhe, si ajo e Sevillës.
Girona e arriti promovimin në La Liga nga Segunda Division për herë të parë nën udhëheqjen e Machinit, ndërsa sezonin që sapo lamë pas e mbylli në pjesën e parë të renditjes tabelore të La Ligës.
Machin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sevillën, klub që e siguroi një vend për kualifikime në Evropa Ligë pasi e shkarkoi Vincenzo Montellan në prill.
Artikuj të ngjashëm