Sevilla ka mposhtur sonte Leganes me rezultat 2-0, për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit.
Sevilla është skuadra e parë finaliste e Kupës, transmeton KP.
Golat i shënuan Correa (15’) dhe Vazquez (90’). Pas fitores së sotme, fitorja e përgjithshme e Sevillas është 3:1.
Sevilla në finale do ta pret fituesin e takimit që zhvillohet nesër mes Barcelonës dhe Valencias.