Celta Vigo ka shënuar fitore të mërkurën mbrëma 3:1 në udhëtim te Valencia, dhe ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Mysafirët në “Mestalla” shënuan dy gola të shpejtë me Luca de la Torren dhe Anastasios Douvikas, në minutën e 13-të e të 18-të.
Pepelu nga penalltia ngushtoi epërsinë në 2:1, pas afër gjysmë ore lojë.
Por sulmuesi Douvikas shënoi tjetër gol dhjetë minuta para fundit për kualifikimin tutje të Celtas në Kupë.