Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla kalon tutje në Kupën e Mbretit

Sevilla ka shënuar fitore ndaj Getafes, në kuadër të 1/16 të Kupës së Mbretit. Sevilla shënoi fitore me rezultatin 3:1, ndërsa ka kaluar në 1/8 e finales të kupës spanjolle.

Sergio Ramos shënoi golin e parë për Sevillan në minutën e 8-të, ndërsa Jaime Mata barazoi shifrat në minutën e 23-të.

Isaac Romero shënoi në pjesën e dytë dy golat e fitores. Fillimisht në minutën e 48-të e më pas në minutën e 55-të.