Trajneri i futbollit, Sami Sermaxhaj pret ndikim të madh te përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për të gjetur një formulë për ta mposhtur Maqedoninë e Veriut.
“Shpresojmë në përvojën e përzgjedhësit për të gjetur një mjet taktik për të minimizuar mungesat për të pasur shpresën në një rezultat pozitiv. Duhet ta gjejë një formulë të mirë për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Sermaxhaj.