Bayerni është i pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa i ka fituar 17 prej tyre. Humbjen e fundit në këtë garë skuadra gjermane e kishte pësuar nga Liverpooli në mars të vitit 2019.
Vetëm Manchester Unitedi, Ajaxi dhe Bayerni kanë seri më të gjata se kjo aktuale e kampionit gjerman. Unitedi kishte 25 ndeshje pa humbje nga viti 2007 deri në vitin 2009. Ajaxi nga viti 1994 e deri në vitin 1996 si dhe Bayerni në vitet 2001 e 2002, kishin 19 ndeshje rresht pa humbje në Champions. Bayerni është i pamposhtur në 17 ndeshje si mysafir në Champions, duke vendosur rekord kështu, raporton BB. Rekordin e mëparshëm e mbante Manchester Unitedi, që kishte 16 ndeshje si mysafir pa humbje nga viti 2007 e deri në vitin 2010.