Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serie A premton dialog konstruktiv me Qeverinë e Italisë

Serie A e Italisë do të marr pjesë në dialogun konstruktiv me qeverinë lidhur me mundësinë e rifillimit të edicionit aktual, është thënë të premten. Ka qenë një javë e ngarkuar në Itali, ndërkohë që kanë vazhduar paqartësitë për atë se a do të vazhdojë kampionati.

Serie A është e pezulluar që nga 9 marsi për shkak të koronavirusit. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora ka thënë të mërkurën se ai ka menduar që kampionati nuk do të përfundoj pas debatit mbi rregullat e qeverisë për stërvitje. Ai po ashtu ka lënë të kuptohet se jo të gjitha klubet po dëshirojnë që kampionati të vazhdojë.

Italia është prej vendeve më të goditura nga Covid – 19. Janë raportuar afro 28 mijë të vdekur dhe mbi 205 mijë të prekur.

Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino u ka thënë anëtarëve të ligës që ai dëshiron “të angazhohet në dialog me qeverinë në mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese”.

Në komunikatë thuhet se qëndrimi i Dal Pino mori përkrahjen e të gjitha klubeve.

Qeveria italiane ka njoftuar të dielën se sportistët profesionistë të sporteve individuale mund të fillojnë me stërvitje në qendrat stërvitore prej 4 majit. Por sportistët e sporteve kolektive, si futbolli, duhet të presin deri më 18 maj.

Edhe Rifillon edhe Serie A Sport Rifillon edhe Serie A

Ky vendim është kritikuar nga disa klube, si Roma e Lazio, që thanë se futbollistët duhet po ashtu të lejohen të ushtrojnë individualisht në qendrat stërvitore duke nisur nga 4 maji.

Unioni i lojtarëve e ka vlerësuar vendimin si jo logjik. Sipas shoqatës së lojtarëve, mund të ketë rrezik shtesë ndaj futbollistëve pasi ata do të duhet të vrapojnë në mes të hapësirave publike.