Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sergi, trajner i përkohshëm i Barcelonës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Sergi Barujan do ta zëvendësojë Ronald Koemanin e shkarkuar në krye të ekipit nga La Liga.

Barcelona të enjten e ka zyrtarizuar Sergin si trajner të përkohshëm që menjëherë do t’i fillojë stërvitjet me ekipin e parë.

Sergi këtë vit ka qenë trajner i ekipit të dytë të Barcelonës kurse më herët ka punuar te Zhejiang Greentoën në Kinë, Mallorca, Almeria e Recreativo.

Si futbollist aktiv, Sergi ka luajtur për Barcelonën prej vitit 1993 deri në vitin 2002 duke regjistruar 267 paraqitje, ndërsa karrierën e ka mbyllur në vitin 2005 te Atletico Madridi. Krerët e Barcelonës të mërkurën mbrëma e shkarkuan Koemanin pas humbjes nga Rayo Vallecano (1:0). Për Barcelonën, kjo ishte humbja e tretë këtë edicion. Aktualisht, zë vendin e nëntë në tabelë me 15 pikë të mbledhura pas dhjetë xhirove të zhvilluara