Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbia ngjitet në Ligën A, Suedia bie në Ligën C

Serbia e ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Norvegjisë dhe kështu ka siguruar një vend në Ligën A të Ligës së Kombeve, ndeshjen e vlefshme për grupin e dytë të Ligës B. 

Serbia triumfoi në Oslo të Norvegjisë 2:0.

Dushan Vllahoviq (42’) dhe Aleksander Mitroviq (54’) realizuan golat.

Ndërkohë, Sllovenia barazoi me Suedinë, duke e dërguar këtë të fundit në Ligën C.

Serbia me 13 pikë ishte e para në grup, Norvegjia e dytë me dhjetë pikë, Sllovenia e treta me gjashtë pikë e Suedia e fundit me katër sosh.