Serbët kanë pranuar se mund të përballen me telashe të mëdha nëse ndjekin politikën për të shmangur përballjen me sportistët nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Fundjavën e kaluar shteti i Serbisë ndërhyri duke ndaluar hendbollistet U-20 të Kosovës që të luanin në afërsi të Beogradit, ku është dashur të përballeshin me Serbinë, Norvegjinë e Sllovakinë, në eliminatore për botëror. Më pas Federata e Xhudos e Serbisë ua ndaloi dy xhudisteve serbe paraqitjen në një kupë evropiane për juniorë në Sarajevë, për të shmangur përballjen e tyre me kosovaret.
Serbia u përjashtua nga kualifikimet për botëror në hendboll, ndërsa pritet gjobë ndaj Federatës serbe. Të humbura dolën edhe xhudistet, ndërsa një sfidë për Serbinë pritet të jetë evropiani i karatesë që mbahet në këtë vend në muajin maj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).