84-vjeçari Sepp Blatter është në spital. Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se situata është serioze, por jeta e tij nuk është në rrezik.
“Babai im është në spital. Po bëhet mirë e më mirë. Por, ai ka nevojë për kohë dhe pushim”, ka konfirmuar vajza e tij, Corinne Blatter për gazetën zvicerane.
Nuk është hera e parë që Blatter ka probleme shëndetësore. Në vitin 2015, ai ishte nën kujdes intensiv pas problemeve me sistemin imunitar. Ai pati edhe sulm të lehtë, por që e kaloi shpejtë. Një vit më pas vuajti edhe nga kanceri i lëkurës, teksa iu desh ndërhyrje kirurgjike edhe në gju.
“Në emër të familjes sime, kërkoj privatësi”, ka thënë vajza e Sepp Blatterit, Corinne.