Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sensi ka probleme muskulore, në dyshim paraqitja në derbi

Arturo Vidal është duke punuar që të kthehet nga lëndimi i gjurit, por mesfushori tjetër i Interit, Stefano Sensi, është ndalur sërish nga një problem muskulor.

Si Vidali ashtu edhe Sensi mbeten në dyshim për të luajtur në “Derby della Madonnina” të dielën.

Vidali mungoi në fitoren 3:1 kundër Lazios për shkak të dëmtimit në gju, por e ka rritur intensitetin në stërvitje dhe mund të shërohet në kohë.

Megjithatë, në dyshim mbetet Sensi, që sipas “Sky Sport Italia”, nuk do të paraqitet në derbin lokal të së dielës.

Ish-lojtari i Sassuolos, edhe në të kaluarën ka pasur probleme të mëdha me muskuj.