Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali fiton për herë të parë Kupën e Afrikës

Përfaqësuesja e Senegalit ka fituar Kupën e Afrikës në futboll. Në finalen e madhe, Senegali mposhti pas penalltive Egjiptin me rezultatin 4:2.

Takimi për 90 minuta nuk dha fitues. Senegali humbi penallti me anë të Sadio Manes, në minutën e shtatë të ndeshjes.

Fitues në këtë përballje nuk dhanë as vazhdimet nga 15 minuta, duke bërë që ndeshja të shkoi në penallti.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët e Senegalit duke fituar me rezultatin 4:2. Senegali për herë të parë është kampion afrikan.

Artikuj të ngjashëm