Skuadra e Barcelonës do të jetë për pesë javë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, portugezin Nelson Semedo.
Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll.
Semedo është dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Gironas. Këtë ndeshje, Barça e fitoi 6:1, kurse Semedo është larguar nga fusha pas dhjetë minutash lojë.
"Klubi bën të ditur se Nelson Semedo do të pauzojë pesë javë dhe do të jetë i gatshëm për lojë në fillim të muajit prill", ka shkruar Barça.
Semedo 24-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 26 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.
Ai para fillimit të këtij edicioni është transferuar te Barça nga Benfica për 30 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm