Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani asiston, por eliminohet nga Baseli

Astrit Selmani ka asistuar në golin e tretë dhe ia siguroi penalltitë skuadrës së tij në ndeshjen kthyese të plejofit për Ligën e Konferencës, e rëndësishme për kalim në fazën e grupeve të kësaj gare.

Megjithatë, asistimi i Selmanit në minutën e 101-të për Amoo Akinkunmin përballë Baselit në vazhdime, nuk ia siguroi kualifikimin, pavarësisht avantazhit. U deshën 11 metërshat për ta përcaktuar fituesin.

Në penallti, Baseli fitoi me rezultatin 4:3 dhe u kualifikua tutje.

Selmani asistoi për rezultatin 3:0 dhe u zëvendësua tre minuta më pas. Megjithatë, Arthur në minutën e 109-të shënoi për 3:1 dhe gola nuk pati më, e në penallti më të suksesshëm u treguan zviceranët. Arthur e shënoi penalltinë vendimtare.

Ndeshjen e parë në Zvicër, Baseli e kishte fituar 3:1.

Artikuj të ngjashëm