Përfaqësuesja e Turqisë në futboll takohet në udhëtim me Portugalinë në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror.
Ndeshja gjysmëfinale është më 24 mars.
Nëse eventualisht fiton, Turqia në finale e pret Italinë apo Maqedoninë e Veriut, më 29 mars të vitit të ardhshëm. Këto katër përfaqësuese janë në “rrugën C” të plejofit.
“Përfundimisht rruga C është më e vështira”, ka thënë selektori i Turqisë, Stefan Kuntz. “Por zhvillimi i ekipit, stafit dhe federatës që nga koha kur unë kam jam këtu (nga shtatori), më jep shpresë. Dëshirë e jona është të sjellim ndeshjen më të rëndësishme në Turqi dhe të shohim çka mund të arrijmë”, ka shtuar trajneri gjerman i Turqisë.