Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Turqia në kërkim të revanshit të radhës

turqia

Foto: Associated Press

Austria e kishte mposhtur Turqinë me rezultatin 6:1, më 26 mars të këtij viti në miqësore.

Humbje me rezultatin 6:1, Turqia kishte pësuar edhe nga Holanda, më 7 shtator 2021 në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

Përfaqësuesja e drejtuar nga selektori italian, Vincenzo Montella, revanshin e parë e arriti, pasi mposhti 2:1 Austrinë në një të tetën e finales.

Tani e synon revanshin e radhës ndaj holandezëve.

Ndeshja çerekfinale mes Holandës dhe Turqisë zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Berlin.

Holanda avancoi në fazën nokaut nga vendi i tretë i Grupit D, ku ishin edhe Franca, Austria dhe Polonia.

Edhe Turqia kthehet në skenën globale pas një kohe të gjatë Botërori 2026 Turqia kthehet në skenën globale pas një kohe të gjatë

Ndërkohë, Turqia fitoi 3:1 ndaj Gjeorgjisë, u mposht 3:0 nga Portugalia, kurse fitoi ndaj Republikës së Çekisë 2:1, me gol në kohën shtesë.

Holanda e Turqia kanë luajtur 14 ndeshje mes vete deri tani. Holanda ka fituar gjashtë ndeshje, Turqia katër, ndërsa katër duele të tjera janë mbyllur baras.

Te Turqia nuk do të jetë i gatshëm për lojë i suspenduari Merih Demiral që shënoi dy gola ndaj austriakëve. Shkaku i kartonëve të verdhë, do të mungojnë Orkun Kokcu dhe Ismail Yuksek, por rikthehen nga suspendimi kapiteni Hakan Calhanoglu dhe Samet Akaydin.