Selektori i Kosovës, Alain Giresse ka folur për kapitenin e Kroacisë, Luka Modriq. Ai ka treguar një histori të tij që ka pasur me Modriqin sa ishte selektor i Tunizisë. Giresse ka thënë se Modriq pas ndeshje miqësore që Tunizia e luajti ndaj Kroacisë në vitin 2019, ia kishte ofruar fanellën e tij.
“Kam pasur një histori me Modriqin, sepse Tunizia kishte një ndeshje miqësore me Kroacinë në vitin 2019. Pa kërkuar asgjë, mora fanellën e Modriqin, i cili erdhi dhe më ofroi fanellën e tij të Kroacisë. Isha shumë i befasuar, shumë i prekur”, ka thënë Giresse, raporton “girondins4ever.com”.
Kroacia e pati fituar 2:1 ndeshjen miqësore ndaj Tunizisë, ndërsa Modriq ishte inkuadruar nga stoli.
Kroacia të martën e luan ndeshjen gjysmëfinale ndaj Argjentinës nga ora 20:00. Kroacia është nënkampione e Botës.