Pas rënies së Vëllaznimit nga Superliga në përballjen e sotme me Ferizajn, klubi gjakovar ka mbetur edhe pa trajner.
Skuadra gjakovare është mposhtur në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit pas penalltive me rezultat 3-2.
Pak minuta pas humbjes, trajneri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqjen pasi ka thënë se nuk e ka përmbushur misionin.
“Deri këtu e kam pasur. Nuk kam pse të qëndroj, sepse nuk e kam kryer detyrën time për të cilën kam ardhur, pasi nuk mbijetuam në Superligë”, tha ai, transmeton KP.
Sejdiu u ka kërkuar falje tifozëve dhe mbështetësve të klubit, ndërsa ka shprehur bindjen se Vëllaznimi shumë shpejt do të rikthehet në Superligë.
Artikuj të ngjashëm