Trajneri i futbollit Gani Sejdiu ka thënë se ftesa e lojtarëve nga klubet e Superligës në përfaqësuese të Kosovës ka ardhur nga presioni i opinionit kosovar. Ai ka thënë se minutazha e dhënë për sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Dakut.
Daku 23-vjeçar luajti në miqësoren e parë ndaj San Marinos tetë minutat e fundit, kurse në të dytë, atë kundër maltës vetëm dy minuta. Sejdiu ka kritikuar edhe paraqitjen e gjithë ekipit përfaqësues në dy të dyja miqësoret, ndonëse Kosova e fitoi të parën 4:1 dhe të dytën 2:1.
“Kundërshtarët nuk kanë qenë të nivelit të duhur, por fitoret gjithsesi e kanë rëndësinë e vet, pavarësisht që nuk jemi të kënaqur me paraqitjen në fushë. Por, këto janë miqësore. Fitoret ndikojnë në moralin dhe vetëbesimin e ekipit. Në përgjithësi e pam grupin e njëjtë të lojtarëve, me disa lojtar të rinj si Idrizi që ka elemente të mira dhe mund t’i hyjë në të ardhmen në shërbim. Ndoshta jam gabim, por selektori lojtarët e Superligës i ka ftuar nga presioni i opinionit, sa për ta zbutur këtë presion e që është gabim për mua. Paraqitja e Dakut për 5 minuta është tregues se është marrë vetëm nga presioni e që për mua është gabim”, ka thënë Sejdiu në emisionin Sporti Total të KTV-së.
-
Challandes: Dakun e ftova për të shtuar konkurrencën
-
Sejdiu: Kombëtarja u rikuperua shpejt nga humbja me Zvicrën
-
Sejdiu e Sërmaxhaj parashikojnë dënim të rëndë për Dakun
-
Sejdiu e Maliqi e quajnë të gabuar veprimin e Dakut, shpresojnë të mos ketë pezullim
-
Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun