Së paku 17 punëtorë të ndërtimtarisë kanë ndërruar jetë dhe shumë të tjerë janë përballur me kushte të rënda pune, derisa kanë ndërtuar stadiumet për Botërorin 2018 në Rusi, sipas një raporti të Human Rights Watch.
Raporti, po ashtu ka thënë se Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka pasur mungesë të transparencës dhe ka dështuar të dëshmojë se sistemi i monitorimit të saj ka identifikuar, parandaluar dhe ka rregulluar kushtet e rënda të punës në stadiume.
"FIFA është ende në një gjendje pas-korrupsionit, por kjo është fatkeqësi, duket pak a shumë gjendja e njëjtë si më parë", ka thënë Jane Buchanan, autore e raportit të Human Richts Watch dhe hulumtuese në Rusi. Ajo i është referuar një serie të arrestimeve të zyrtarëve të lartë të futbollit në vitin 2015 me akuza për mitosje, korrupsion dhe pastrim parave.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.