Mbrojtësi i Zvicrës, Fabian Schar, do të mbetet pjesë e Newcastle Unitedit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Klubi anglez ka njoftuar të premten se Schar e ka rinovuar kontratën që i skadonte në verë. Me rinovimin e kontratës, 30-vjeçari do të jetë pjesë e Neëcastle Unitedit deri në vitin 2024.
Zvicerani këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kyç te “Laraskat” që renditen në vendin e nëntë në Premier League.
Schar në 28 paraqitje këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime. Ai është pjesë e Neëcastlet prej vitit 2018, kurse karrierë ka bërë edhe te Deportivo La Coruna, Hoffenheimi e Baseli. Schar ka edhe 69 paraqitje e tetë gola me fanellën e Zvicrës.