Pasi e mposhti Interin në xhiron e shkuar, Sassuolo ka shënuar fitore edhe të shtunën mbrëma kundër Fiorentinës. Përballja e xhiros së 27-t në Serie A, përfundoi me rezultatin minimal 2:1.
Golin e parë për Sassuolon në këtë takim e shënoi mesfushori Hamed Traore (19’) ndërsa Gregorie Defrel ia siguroi fitoren me golin që e shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë.
Fiorentina ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak në fushë, pasi mesfushori Giacomo Bonaventura u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 79-të.
Golin e nderit për Fiorentinan, e shënoi braziliani Arthur Cabral (89’).
Për Cabralin, që iu bashkua Fiorentinas muajin e shkuar nga Baseli, ky ishte goli i parë në Serie A.
Sassuolo ka 36 pikë dhe renditet i dhjeti në tabelë, ndërsa Fiorentina është e shtata me 42 pikë të mbledhura.