Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri, një duhanxhi pa kontroll

Foto: Reuters

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka pranuar se shprehia e tij e tymosjes së duhanit është tërësisht jashtë kontrollit.

Ai në një intervistë për mediumet italiane ka thënë se ndihet keq kur dikush e pyet për numrin e cigareve që i thith brenda ditës, pasi duhet ta zbulojë të vërtetën e hidhur, që ndoshta askush nuk e ka paramenduar. Sarri ka pranuar se brenda ditës të paktën thith 60 cigare, që në total i bie tri pako. Ka thënë se nuk është gjë e mirë, por ka shtuar se tashmë është pajtuar me këtë dhe nuk mund të bëjë asgjë.

"Brenda ditës i thith 60 cigare, ndoshta disa më shumë apo më pak. Por 60 është mesatarja e cigareve brenda ditës. E di që janë shumë, por kjo është shprehia ime, që s'mund ta kontrolloj", është shprehur Sarri.

Trajneri italian madje ka shkelur edhe rregulloret shpeshherë, duke thithur cigare në bankë derisa drejtonte Chelsean dhe Napolin më herët.

Ai thotë se gjatë ndeshjes edhe mund të durohet e të mos tymos, por pas mbarimit të saj, durimit i vjen fundi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm