Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ngre kabinë speciale në stadium për trajnerin duhanxhi

Gjatë tri javëve të ardhshme Chelsea duhet të gjejë një zonë në stadiumin “Stamford Bridge” në të cilën do të ndërtojë një kabinë ku trajneri Maurizio Sarri do të mundë të tymosë cigare gjatë ndeshjeve si vendas.

Skuadra londineze ka marrë lejen nga Federata e Futbollit e Anglisë për të ndërtuar kabinën e veçantë për trajnerin Sarri, i cili është i njohur si duhanxhi i madh, transmeton “Koha Ditore”.

Trajneri italian që ditë më parë u prezantua te Chelsea, sipas zyrtarëve të klubit, tymos deri në 80 cigare brenda ditës, pra katër pako.

Ai gjatë kohës sa ishte në krye të Napolit vazhdimisht ka tymosur cigare gjatë ndeshjeve që ekipi i ka luajtur si vendas. Madje edicionin e shkuar në prag të duelit në kuadër të Ligës së Evropës, Red Bull Salzburgu para ndeshjes me Napolin kishte ndërtuar një kabinë në zhveshtore për Sarrin që të tymoste cigare.

“Chelsea para fillimit të edicionit do të gjejë një zonë në stadium ku Maurizio Sarri do të mundë të ndezë cigare gjatë ndeshjes. Klubi po punon në këtë drejtim. Ai brenda dite tymos 80 sosh”, ka shkruar “Daily Mirror”.

“Sarri nuk mundet pa cigare dhe duke pasur këtë parasysh, klubi po punon në të gjitha aspektet, pasi ka marrë leje edhe nga federata angleze e autoritetet tjera” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)