Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri thotë se ka raporte shumë të mira me Cristiano Ronaldon.
Pasi ishte zëvendësuar, Ronaldo ishte larguar i zemëruar nga fusha në fitoren prej 1 me 0 ndaj Milanit, derisa Sarri nuk e kishte ftuar fare portugezin për sfidën ndaj Atalantas, transmeton Koha.net.
“Marrëdhënia ime me lojtarin është e mirë, dhe kur dikush zemërohet se pse është zëvendësuar është diçka poizitive, veçanërisht nëse kanë fituar gjithçka dhe ende kanë motivim të tillë. I kuptoj lojtarët që nervozohen kur të zëvendësohen dhe kjo nuk më nxeh apo ftoh mua”, është shprehur Sarri, raportojnë mediat italiane.
Nesër Juventusi luan në shtëpi ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
-
Të gjithë po shikojnë nga Ronaldo për t’u siguruar që historia nuk do të përsëritet për Juventusin
-
Sarri: Ronaldo e krijon një problem, por i zgjidh 100 të tjerë
-
Gjendja fizike dhe qasja e Ronaldos nxisin reagime të mëdha
-
Ronaldo thotë se Juventusi është përmirësuar me Sarrin
-
Santos kërkon që Ronaldo të lihet i qetë