Cristiano Ronaldo beson se skuadra e tij, Juventus, është përmirësuar nën urdhrat e Maurizio Sarrit.
Portugezi ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshjet e para të Juves nën udhëheqjen e Sarrit.
“Kemi ndryshuar me Sarrin duke u përmirësuar”, ka thënë ai në një konferencë për media para ndeshjes me Lokomotivën e Moskës në Ligën e Kampionëve.
“Kam më shumë liri. Kemi ndryshuar shumë, po përmirësohemi dhe ka akoma gjëra për t’i rregulluar, por jam shumë i lumtur. Kemi bërë punë të mrekullueshme me Allegrin, por me Sarrin jemi përmirësuar”, ka shtuar ai duke theksuar se synim e kanë, pos Serisë A edhe Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Të gjithë po shikojnë nga Ronaldo për t’u siguruar që historia nuk do të përsëritet për Juventusin
-
Sarri: Ronaldo e krijon një problem, por i zgjidh 100 të tjerë
-
Sarri: Kam raporte të mira me Ronaldon
-
Juventusi po vuan për gola pas largimit të Ronaldos
-
Allegri ka paralajmëruar Ronaldon se duhet ta pranojë edhe stolin