Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri ka larguar dietat strikte të vendosura nga Conte

Foto: Reuters

Trajneri italian Maurizio Sarri ka hequr rregullat strikte të regjimit të Antonio Contes në tentim për të krijuar një ambient më të relaksuar te Chelsea.

Bashkëkombësi i Sarrit, Conte, më herët i kishte detyruar lojtarët t'i përmbaheshin një diete rigoroze dhe insistonte që skuadra të qëndronte te hoteli "Chelsea Harbour" në natën para ndeshjeve në Stamford Bridge.

Mirëpo trajneri i ri i Chelseat, Sarri, ka vepruar duke larguar gjërat që ishin të papëlqyera te lojtarët.

Sarri ka nisur të zbatojë stilin e vet të menaxhimit te klubi londinez, madje edhe duke siguruar që lojtarët të kenë një zgjedhje më të madhe të ushqimit në kompleksin e Chelseat.

Ai ka vendosur t’i largojë ato rregulla strikte që ishin vendosur nga Conte, pasi dëshiron që lojtarët të jenë në gjendjen e duhur mentale pas një stinori të fundit jo të mirë, ku dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

(Tekstin e plotë lexoji sot në Koha Ditore)