Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri beson se Hazardi mund të shënojë 40 gola brenda sezonit

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, beson se Eden Hazard mund të shënojë deri në 40 gola brenda sezonit dhe në fund të fitojë Këpucën e Artë.

“Kemi biseduar dhe i kam thënë se ai mund të shënojë deri në 40 gola. Nëse e keni parë ndeshjen e fundit besoj se e keni kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Ai duhet të përmirësojë disa gjëra, megjithatë, besoj se mund t’ia dalë”, ka thënë Sarri.

Në sezonin e ri me trajnerin Sarri,po shkëlqen jo vetëm Eden Hazardi, por edhe skuadra e Chelseat që deri më tani ka 5 fitore në po aq ndeshje.

Ndërkohë, Hazardi ka shënuar 5 gola në po aq ndeshje.