Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard: Modriqi do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit

Ylli i Belgjikës dhe i Chelseat, Eden Hazard, e ka përgëzuar për sezonin e jashtëzakonshëm që e pati mesfushori Luka Modriq me Real Madridin dhe Kroacinë, dhe ka shpjeguar se pse ai do ta fitojë “Topin e Artë”.

“Nuk mendoj se do të jem unë fituesi. Për mua, më meritori për këtë çmim është Modriqi. Janë tre apo katër lojtarë në listë, por Modriqi do të jetë fitues. Ai e fitoi Ligën e Kampionëve në një sezon fantastik dhe arriti në finalen e Botërorit”, ka deklaruar Hazard në një konferencë për shtyp, transmeton KTV. 

Sulmuesi i Chelseat ka pasur edicion mjaft të mirë sivjet, duke shënuar tetë gola dhe asistuar në tri raste në 10-të takimet e tij me “Blutë e Londrës”.

Artikuj të ngjashëm