Shahisti Nderim Saraçi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar “Petrovac 2021”, ka njotuar të dielën Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Kampionati i 11-të Mesdhetar i shahut, u mbajt prej 18-26 qershort në Petrovac të Malit të Zi. Morën pjesë 20 shtete.
“Saraçi mblodhi 7.5/9 pikë, duke arritur të fitojë edhe normën e parë e parë për titullin kryemjeshtër dhe 24.7 pikë elo (rejting). Për suksesin e Nderimit, ka shkruar sot edhe Unioni Evropian i Shahut. Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjërin nga shahistët tanë. Nderimi fitoi medaljen pas 125 lëvizjeve dhe gjashtë orë lojë ndaj kryemjeshtrit turk, Sebal Vehap”. Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Saraçit dhe Federatës së Shahut të Kosovës”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.
-
Plani i Nderim Saraçit: kurorëzimi me titullin më të madh të shahut në Evropianin në Serbi
-
Përvoja e veçantë e shahistëve në Olimpiadën në Indi
-
Shahisti Saraçi ndihet krenar që përfaqëson Kosovën për herë të parë në Botëror
-
Gashi i artë, Ukaj e bronztë në Ballkanik
-
E argjendta botërore e Islamit, “konfirmim” i nivelit që ka karateja kosovare