Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sane pritet të zyrtarizohet te Bayerni

Foto: Reuters

Sulmuesi anësor gjerman Leroy Sane do t'i bashkohet Bayern Muenchenit në afatin kalimtar të verës. Kështu së paku thotë legjenda e Bayernit dhe e futbollit gjerman Lothar Matthaus.

Sane është përmendur si kandidat për të forcuar repartin ofensiv të Bayernit. Bayerni është duke kërkuar zëvendësime për dyshen Franck Ribery e Arjen Robben që do të largohen në verë, transmeton Koha Ditore.

"Një lojtar që në sytë e mi do të kënaq tifozët e Bayernit stinorin e ardhshëm është Leroy Sane. Unë jam i sigurt se ai do të transferohet te Bayerni. Nëse presidenti i Bayernit, Uli Hoeness thotë publikisht se është duke bërë angazhim për të transferuar lojtarin, atëherë në shumicën e rasteve ai ia del të bëjë këtë. Do të jetë një transferim fantastik, pasi Sane është një nga sulmuesit anësor më të mirë në futboll.

Është i mirë teknikisht, i rrezikshëm para portës kundërshtare, i shpejt dhe mund të luajë në të dy krahët. Ka një të ardhme të madhe", ka shkruar Matthaus në kolumnen e tij në "Sky".

Sane 23-vjeçar ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2021. Këtë edicion ka luajtur 47 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 16 gola dhe asistuar 18 tjerë.

Artikuj të ngjashëm