Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sane: Guardiola, trajneri më i mirë në botë

Sulmuesi anësor Leroy Sane ka vlerësuar lart trajnerin e tij te Manchester City, Pep Guardiola, duke e vlerësuar atë si trajneri më i mirë në botë.

Sane, 22-vjeçar, të dielën është shpallur lojtari më i mirë i ri i vitit në Angli nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë të Anglisë (PFA).

Sane këtë stinor në Premier League ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 12 sosh.

Reprezentuesi i Gjermanisë është duke shijuar një stinor mbresëlënës te Manchester City.

“Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Të gjithë mund të shohin se jemi përmirësuar shumë dhe kemi marrë hapin e radhës. Ai gjithmonë mundohet të nxjerrë më të mirën dhe të na tregojë mënyrën për të luajtur futboll të mirë”, ka thënë Sane për “Sky Sports News”.

Artikuj të ngjashëm