Mateo Kovaçiq e ka vlerësuar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, pas vetëm dy javë pune me të te Manchester City.
Mesfushori kroat u transferua te City nga Chelsea në këtë verë për 29 milionë euro dhe ka zhvilluar dy ndeshje miqësore për kampionin e evropian, kundër Yokohama Marinos dhe Bayern Munichut.
Ai ka thënë se idetë e teknikut spanjoll janë të një niveli tjetër.
“Jam këtu tash e dy javë por i kam parë menjëherë idetë e tij të mëdha. Ai është i një niveli tjetër. Mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë”, është shprehur Kovaçiq për mediat spanjolle të shtunën.
Kovaçiqi te City u transferua si zëvendësues i Ilkay Guendoganit, që u largua nga skuadra për t’iu bashkuar Barcelonës.