Leroy Sane është pajtuar për një kontratë pesëvjeçare me Bayern Muenchenin, shkruan Sport Bild”.
Pas arritjes së marrëveshjes personale, raportohet se transferimi i Sanes te Bayerni është punë e kryer. Bayerni do të nisë bisedimet me Manchester Cityn për të arritur marrëveshje. Gazeta gjermane raporton se Bayerni ka ofruar 40 milionë euro, çmim dukshëm më i ulët nga ai që kërkonte City, 100 milionë euro. Në fakt, në vitin 2016, City pagoi 30 milionë euro për të transferuar Sanen nga Schalke.
Reprezentuesi i Gjermanisë mbetet ende shënjestra kryesore e Bayernit për afatin kalimtar të verës. Opsion tjetër është Kai Havertzi i Bayer Leverkusenit.