Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, ka thënë se është i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren kundër Torinos.
“Zonja e Vjetër” fitoi derbin kundër Torinos, me rezultat 0-1, me golin e mbrojtësit brazilian, raporton KosovaPress.
“Jam i lumtur sepse është një gol i rëndësishëm”, ka thënë Sandro.
“Bëmë një lojë të mirë, kemi luajtur si ekip, dhe me lojë kolektive gjithmonë fiton”.
“Napoli? Ne duhet të mendojmë për punën tonë. Duhet të përpiqemi që gjithmonë të jemi të mirë dhe të bëjmë ndeshje të mira”, ka theksuar Sandro.