Juventusit i ka takuar derbi dramatik i qytetit ndaj Torinos.
Të martën mbrëma, Juve fitoi 4:2. Ndeshja e xhiros së 24-t të Serie A ishte me shumë kthesa.
Torino kaloi në epërsi në minutën e dytë. Realizator ishte Yann Karamoh. Në minutën e 16-të, Juan Cuadrado barazoi shifrat në 1:1. Torino shënoi edhe për 2:1, në minutën e 43-të nëpërmjet Antonio Sanabria. Por rezultati u barazua në 2:2 pa përfunduar pjesa e parë.
Danilo shënoi golin e dytë për Juventusin në minutën e parë të kohës shtesë.
Në pjesën e dytë, Juve realizoi edhe dy gola të tjerë Gleison Bremer shënoi në minutën e 71-të për 3:2 dhe Adrien Rabiot vendosi rezultatin përfundimtar, 4:2, në minutën e 80-të.
Mërgim Vojvoda luajti prej minutës së 75-të për Torinon.
Me fitore, Juventusi është ngritur në vendin e shtatë me 35 pikë. Torino mbetet e nënta me 31 pikë.