Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho dhe Alcacer, më të rrezikshëm se Neymar e Mbappe

Jadon Sancho dhe Paco Alcacer janë përshtatur shumë mirë me njëri tjetrin në fazën e sulmit te Borussia Dortmund dhe, me plot meritë, skuadra e tyre është në krye të tabelës në Bundesligë.

Kjo, momentalisht, ëshë dyshja më e rrezikshme në pesë ligat më të forta të UEFA-së, edhe pse nuk janë më të shtrenjtit e historisë së futbollit.

Alcacer dhe Sancho shënuan edhe në fitoren 4:0 të Dortmundit kundër Stuttgartit, të shtunën, transmeton Sporti në KTV. Për spanjollin ishte goli i shtatë në ligë, ndërsa për Sanchon i dyti, derisa ka edhe gjashtë asistime.

Këta dy sulmues mund të kenë qenë titullar në vetëm tri ndeshje të Dortmundit nga tetë gjithsej, por kjo nuk i ka ndalur ata të kenë gisht direkt në 15 gola deri tani.

Neymar dhe Kylian Mbappe me Paris Saint-Germainin kanë shënuar 23 gola së bashku, por atyre u janë dashur 1203 minuta në futbollin francez për ta arritur këtë shifër. Sancho dhe Alcacer nga ana tjetër, shifrat deri tani i kanë arritur për 430 minuta në Bundesligë. Në mesatare, 28.6 minuta i duhet Sanchos ose Alcacerit për të shënuar gol, në krahasim me Neymarin e Mbappen që, për gol ose asistim, iu duhen 52.3 minuta.