Lojtarët e asnjë lige nuk kanë shënuar më shumë gola sesa ata të Bundesligës. Futbollistët e Dortmundit në veçanti janë dalluar.
Deri në çerekfinale të “Euro 2024” lojtarët që bëjnë karrierë në Bundesligë kanë shënuar 21 gola.
Në vendin e dytë janë lojtarët e Serie A, që kanë realizuar 14 gola, kurse ata të Premier Leagues kanë realizuar 13 gola.
12 gola i kanë shënuar futbollistët e La Ligas, ndërsa ata të Ligue 1 të Francës kanë realizuar shtatë herë dhe e kompletojnë top-pesëshen.
Lojtarët e Dortmundit e kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë.
Futbollistët e ekipit “verdhezi”, finalistë të Ligës së Kampionëve për edicionin e kaluar, kanë realizuar gjashtë gola.
Niclas Fuellkrug ka dy gola, kurse Emre Can ka një gol të shënuar. Që të dy përfaqësojnë Gjermaninë.
Donyell Malen i Holandës ka dy gola, kurse Marcel Sabitzer e ka një gol të shënuar për Austrinë.
Edhe
Në Bundesligë luhet për kualifikim në garat evropiane
Gjermania luan kundër Spanjës në çerekfinale të Evropianit, kurse Holanda ballafaqohet me Turqinë. Austria është eliminuar nga turneu.
Lojtarët e Bayern Munichut dhe Real Madridit kanë shënuar nga pesë gola dhe e ndajnë vendin e dytë.
Lojtarët e Interit dhe të Slavia Pragës janë në vendin e tretë me nga katër gola të shënuar.