Alexis Sanchez ka thënë se agjenti i tij do të bisedojë me klubin e Arsenalit, ndërsa ka theksuar se ardhmja i varet nga agjenti i tij.
Sulmuesi kilian është i lidhur me një largim nga Arsenali, me dy destinacionet e mundshme Bayern Munichun dhe Manchester Cityn, transmeton Koha.net.
“Po shikoj se çfarë po bën agjenti im. Tani për tani jam i fokusuar në Kupën e Konfederatave në Rusi dhe të kem sukses. E vërteta është se agjenti im do të merret me të. Ai e di dhe do të ulet me klubin për të shikuar opsionin më të mirë për mua”, ka thënë Sanchez për Cooperativa.