Kalimi i sulmuesit Alexis Sanchez te Manchester Unitedi varet nga marrëveshja që mund të arrijë Henrikh Mkhitaryan me Arsenalin.
Kjo sipas agjentit të armenit, Mino Raiola, që ka thënë për “SkySports News” se “Sanchezi është pjesë e marrëveshjes së Mkhitaryanit”.
“S’ka rrugëdalje tjetër. Pa të, Sanchezi thjeshtë s’mund të kalojë tek Unitedi”, ka thënë ai.
Sipas raportimeve, nëse arrihet marrëveshja, do të bëhet ndërrimi i lojtarëve duke mos përfshirë asnjë pagesë ekstra për Sanchezin.