Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchez debuton me asist tek Unitedi, vazhdon tutje në FA Cup

Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse në 1/16 në FA Cup ndaj Yeovilit, ndërsa debutoi me asist ylli kilian Alexis Sanchez.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat prej 0 me 4 për të vazhduar aventurën në këtë kupë, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Rashford në minutën e 41, përderisa golin e dytë e shënoi Herrera në minutën e 61 pas asistimit nga ish-ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Në fund të takimit shënuan edhe Lingard e Lukaku për rezultatin 0-4.