Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchez shkëlqen në fitoren ndaj Swanseas

Manchester Unitedi ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë duke e mposhtur në shtëpi Swansean

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi dy me zero në një ndeshje që shkëlqeu kiliani Alexis Sanchez, transmeton Koha.net.

Në minutën e pestë Sanchez asistoi për Lukakun për epërsinë e parë të Unitedit, kurse në minutën e 20 shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Unitedi në vendin e dytë tani ka 68 pikë. Kure Swansea në vendin e 15 ka 31 pikë.