Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanches te Milani për 40 milionë euro

Sipas raportimeve në Francë, mesfushori i Bayern Munichut, Renato Sanches, është shumë afër kalimit te Milani.

Klubi italian thuhet se ka arritur marrëveshje që ta transferojë portugezin për 40 milionë euro.

“L’Equipe” shkruan se futbollisti mund të huazohet në sezonin e parë, por me obligim që në fund të sezonit Milani të paguajë 40 milionë euro.

Sanchesi thuhet se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Milano.

Artikuj të ngjashëm