Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria fiton ndeshjen e pjesës së poshtme në Serie A

Sampdoria - Serie A

Sampdoria ka shënuar fitoren e parë në Serie A të Italisë. Pas 11 xhirove të luajtura, Sampdoria mposhti Cremonesen me rezultatin minimal, 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit italian.

Cremonese zë vendin e fundit me katër pikë dhe mbetet skuadra e vetme pa fitore në Serie A. Një pozitë më lart se Cremonese është Sampdoria që ka gjashtë pikë.