Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli i kthehet fitores në Serie A

Pas një disfate dhe një barazimi, Napoli i është kthyer fitores në Serie A.

Napolitanët mposhtën Sampdorian me rezultatin 1:0, në ndeshjen e javës së 21-të të elitës së futbollit italian.

Golin e fitores së parë të Napolit në vitin 2022, e shënoi Andrea Petagna në minutën e 43-të.

Te napolitanët, Amir Rrahmani ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Napoli renditet në vendin e tretë me 43 pikë. Derisa Sampdoria është në pozitën e 15-të me 20 pikë.