Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Samoura po rrit fuqinë e femrës brenda FIFA-s

Si sekretare e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samba Diouf Samoura, është një prej figurave më të fuqishme në botën e futbollit.

Emërimi i saj në qershor të vitit të kaluar ishte historik dhe theu barrierat, pasi 54-vjeçarja nga Senegali është femra e parë që mban një post ekzekutiv brenda Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), përcjell sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gati një vit në rolin e saj, Samoura flet për problemet e mëdha që prekin lojën, nga pabarazia dhe racizmi e deri te huliganizmi e korrupsioni.

Që nga maji i vitit 2015, kur autoritetet e SHBA-së paditën disa zyrtarë të lartë ekzekutivë, FIFA është ngulfatur nga akuzat për korrupsionin e përhapur.

Dy prej njerëzve më të fuqishëm të futbollit - atëbotë presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini - po vuajnë suspendime të gjata nga aktivitetet e futbollit, ndërsa është duke u bërë një hetim penal për të dy edhe nga autoritetet zvicerane...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.