Zyrtarët kryesorë të futbollit në Afrikë shpresojnë që Kupa e Kombeve, që do të mbahet në Egjipt prej 21 qershorit, mund të shmangë vëmendjen nga një varg incidentesh të turpshme që i kanë përfshirë ata.
Në javët e fundit, presidenti i Konfederatës së Futbollit të Afrikës (CAF), Ahmad Ahmed, nënkryetari Amaju Pinnick dhe sistemi VAR kanë dominuar nëpër ballinat botërore, hapësirë kjo zakonisht e rezervuar për lojtarët si Mohamed Salah e Sadio Mane, shkruan AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalagasy Ahmad u mor në pyetje nga autoritetet franceze javën e kaluar në kuadër të një hetimi për korrupsion, shkelje të besimit dhe falsifikimit të raporteve, transmeton Koha Ditore.
Ish-sekretari i përgjithshëm i CAF-it, Amr Fahmy, nga Egjipti u shkarkua kohët e fundit pas akuzave të ndryshme serioze kundër Ahmadit.
Këto përfshijnë korrupsionin, ngacmimin seksual, nepotizmin dhe mosrespektimin e statuteve të CAF-it nga një zyrtar që ka qenë pasardhës i Issa Hayatou gjatë dy vjetëve të fundit.
Kupa e Afrikës do të mbahet për herë të parë me 24 përfaqësuese, në Egjipt. Po ashtu, për herë të parë ky edicion po mbahet gjatë periudhës qershor-korrik....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)