Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salzburgu U19 në finale, Kameri shënon e asiston

Dijon Kameri vlerësohet si një prej lojtarëve më të talentuar në Austri, ndërsa luan me skuadrën e Salzburgut U19.

18-vjeçari Kameri të premten në mbrëmje kontribuoi me një gol të shënuar për të rinjtë e gjigantit austriak, në fitoren 5:0 në udhëtim tek Atletico Madridi U19 në “UEFA Youth League”.

Me këtë fitore, Salzburgu shkon në finale të garës, ku të hënën do të luajë me Benfican që e eliminoi Juventusin në penallti 4:3, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 2:2. Te Juventusi u aktivizua Luis Hasa.

Kameri asistoi në golin e parë që u shënua nga Roko Simiq, ndërsa e shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 44-rt pas një gjuajtje shumë të fuqishme. Simiq asistoi për të.

Ishte goli i tij i dytë në këtë kampanjë evropiane për të rinj.